Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ftuan deputetët për mbledhje përpara konstituimit të Kuvendit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar një mbledhje të Grupit Parlamentar në orën 14:00.

Ky takim vjen një ditë para datës kur do të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve të Gazetës Express në takim do të jetë i pranishëm edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti.


- Advertisement -

Në mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së ku Abdixhiku u rikonfirmua në krye të partisë, është miratuar edhe një deklaratë, ku anëtarët e Grupit Parlamentar të LDK’së duhet të jenë në vijë me qëndrimin e partisë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -