Ramë Lahaj për Unitete dhe Drejtësi në Protestën “Jo në Emrin Tim”

Tenori i njohur ndërkombëtarisht dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, iu drejtua sonte qytetarëve të pranishëm në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, gjatë natës së shtatë të protestës “Jo në emrin tim”.

Kjo protestë po zhvillohet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në fjalën e tij, Lahaj bëri thirrje për unitet dhe për mbrojtjen e vlerave të lirisë, si dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


- Advertisement -

Ai iu bashkua mesazheve të protestuesve për drejtësi dhe për ruajtjen e trashëgimisë së luftës çlirimtare.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte interpretimi i këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, të cilën Lahaj e këndoi bashkë me qytetarët e pranishëm.

Tenori, njëherësh ish-ushtar i UÇK-së, gjithashtu bëri Betimin e Ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke sjellë një nga momentet më simbolike të protestës së natës.

Lahaj ishte paralajmëruar si një nga folësit kryesorë të kësaj nate, së bashku me figura të tjera të njohura nga arti, media dhe rinia.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *