Rame Lahaj nis turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” me koncertin në Zürich

Nesër mbrëma, Zürichu do të presë koncertin që shënon nisjen e turneut ndërkombëtar të Rame Lahajt, “PASSION & ORIGIN”.

Tenori kosovar me famë botërore do të performojë në Kongresshaus Zürich, në një mbrëmje që bashkon repertorin shqiptar me muzikën ndërkombëtare.

I shoqëruar nga ARMA Ensemble, Lahaj do të interpretojë këngë shqiptare, pjesë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.


- Advertisement -

Përmes këtij programi, artisti synon ta sjellë këngën shqipe më pranë publikut shqiptar në diasporë, duke e vendosur atë përkrah repertorit që ka shënuar rrugëtimin e tij artistik në skenat ndërkombëtare.

Interesimi për koncertin është i lartë.

Sipas njoftimit të publikuar për ngjarjen, 80 për qind e biletave janë shitur, ndërsa kanë bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak bileta.

Pas Zürichut, “PASSION & ORIGIN” do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, me mundësinë e shtimit të qyteteve të tjera në kalendarin e turneut. 10 tetor 2026 | 20:00 Kongresshaus Zürich – Kongresssaal Biletat: www.ramelahaj.com Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -