Radio Dukagjini ka filluar një program të ri që paraqet artistë të njohur që performojnë muzikë etnike nga vendet e tyre të origjinës. ‘NOMADIC’, nga artisti i njohur Petrit Çarkaxhiu, ofron një udhëtim eksplorues imagjinar nëpër lokacione historike dhe mrekulli natyrore.
Përmes ‘World Music’, një përzgjedhje e veçantë e Radio Dukagjinit, prezantohen emra të njohur nga e gjithë bota që interpretojnë muzikë etnike nga vendet e tyre origjinale, në bashkëveprim me elemente të muzikës bashkëkohore. ‘NOMADIC’ paraqet artistë që në mënyra unike prezantojnë kulturën e vendit të tyre.
Një segment tjetër i emisionit fokusohet në ‘vendet më të mrekullueshme të globit’, duke ju sjellë në një udhëtim eksplorues imagjinar nëpër qytete, lokacione historike dhe mrekulli natyrore.
