Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Federata e Futbollit të Kosovës është bashkuar për të promovuar mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen.
Përmes një postimi në Facebook, FFK ka theksuar se futbolli është gjuha universale që i bashkon të gjithë, pa dallim. ‘Në fushë dhe jashtë saj, fuqia e futbollit krijon hapësira të barabarta, ku secili ka mundësinë të shprehet, të zhvillohet dhe të ndihet i pranuar’, ka shkruar federata.
Federata e Futbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativat që promovojnë gjithëpërfshirjen nëpërmjet projekteve të programit të Grassroots. ‘Së bashku, ndërtojmë një shoqëri më të hapur’.





