Në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj, qytetarët janë mbledhur për të pritur ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi para shpalljes së aktgjykimin në Hagë.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka deklaruar se komuna pret drejtësi për ta. ‘Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve të Skenderajt që u bashkuan në Sheshin ‘Adem Jashari’, duke dëshmuar mbështetjen ndaj Çlirimtarëve dhe pritjen e drejtësisë për ta!’, ka shkruar Lushtaku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





