Qeveria në detyrë e Kosovës miraton vendime për furnizimin me ujë, arsimin dhe inovacionin

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje online, ku ka miratuar tri vendime lidhur me furnizimin me ujë, arsimin dhe mbështetjen e sektorit të inovacionit.

Ekzekutivi ka aprovuar dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU ‘Mitrovica’ Sh.A., për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm për Komunën e Leposaviqit.

Gjithashtu, është miratuar ndarja e 255,153.45 euro për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


- Advertisement -

Po ashtu, është aprovuar ndarja e 40 mijë euro për mbështetjen e ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital.

Kjo synon promovimin e Kosovës, forcimin e imazhit ndërkombëtar, zhvillimin e ekosistemit vendor të inovacionit dhe rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare në këto fusha, duke ndarë 20 mijë euro për FLOSSK dhe 20 mijë euro për Innovation Center Kosovo (ICK).

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *