Jennifer Garner flet për Ben Affleck si një prind të shkëlqyer

Aktorja Jennifer Garner foli për ish-partnerin e saj Ben Affleck dhe tha se ai ishte një prind i shkëlqyer.

Edhe pse u divorcuan në vitin 2018, pas 10 vitesh martesë, ata vazhduan t’i rrisnin fëmijët e tyre së bashku.

Në një intervistë për Entertainment Weekly, Garner e vlerësoi Affleck për balancimin e jetës së tij në shtëpi dhe në punë. ‘Ka një periudhë në jetë kur të kap gjithçka dhe kjo është në rregull. Është një gjë e bukur, nuk do ta ndryshoja asnjë minutë të saj,’ tha ajo.


- Advertisement -

Edhe pse ajo pranon se i është përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj, gjërat janë ndryshe tani. ‘Fëmijët e mi janë pak më të rritur tani.

Babai i tyre është një prind i shkëlqyer,’ tha ajo.

Kur fëmijët e tyre ishin më të vegjël, Garner kalonte shumë kohë larg shtëpisë. ‘Ata janë në shkollë të mesme tani, por mund të qëndrojnë me babanë e tyre.

Ai është i mrekullueshëm, kujdeset për to. Është një partner i shkëlqyer dhe kjo është çliruese,’ tha ajo.

Një burim pranë Garner dhe Affleck tha më parë se ata janë dakord dhe mbështesin njëri-tjetrin.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *