Qeveria e Kosovës Ndryshon Politikën e Jashtme për Zbatimin e Sanksioneve Në Bashkëpunim me BE-në

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka zhvilluar mbledhje elektronike.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje është marrë vendimi lidhur me linjëzimin e politikës së jashtme me BE-në për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare. ‘Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ‘me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian’, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë, Qeveria i është referuar vendimit të datës 25 shkurt të vitit 2022.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *