Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi.
Rama shprehet: “Lamtumirë Profesor i dashur” dhe ndan një foto nga një protestë e PS në vitin 1996, ku Pëllumbi u dhunua nga policia.
Përveç detyrës si kryetar i Kuvendit, Servet Pëllumbi ka pasur një karrierë të gjatë dhe kontribut në selinë rozë.





