Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se Qeveria po kërkon një komision të ri për Provimin e Jurisprudencës.
Tahiri ka theksuar se është e rëndësishme të mos lejohet Qeveria të ndërmarrë veprime kundërkushtetuese, duke premtuar konsultime me juristë për këtë çështje. “Sot qeveria ka propozuar komision të ri për provimin e jurisprudencës.
Ky komision duhet të emërohet nga Kuvendi.
Me sa kam informacione, Komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor.
Si mund të emërohet një komision i ri derisa komisioni aktual ka ende mandat dhe cili është motivi i kësaj?
Do të sigurohem që të konsultohem me juristë që të mos lejojmë qeverinë e VV-së të ndërmarë veprime kundërkushtetuese”, ka shkruar Tahiri.
