Në Gjykatën e Tiranës është mbajtur seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD-së së së premtes.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 5 protestues, ndërsa për 6 të tjerë është caktuar masa ‘detyrim paraqitjeje’, lidhur me protestën e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë më 17 prill.
Kjo është hera e parë që nga protestat e fundit që gjykata vendos masën më të rëndë të sigurisë ndaj protestuesve të ndaluar pas tubimeve të opozitës.





