Punëtorët e shkollave në Prishtinë nuk do të paraqiten në punë për shkak të mospagesës së pagave

Nga e marta e javës së ardhshme punëtorët teknikë të shkollave fillore të komunës së Prishtinës nuk do të paraqiten fare në vendet e tyre të punës për shkak të mospagesës së pagave për muajin qershor.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme me kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknikë të këtyre shkollave.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se nëse deri të martën nuk realizohen pagesat, atëherë mund të ketë edhe protesta.


- Advertisement -

Ai tha se janë lodhur nga kjo situatë, pasi pagat për këta punëtorë nuk paguhen asnjëherë me kohë.

Ndërsa, përfaqësuesi i punëtorëve teknikë të shkollave, Milaim Sopi, u shpreh se mungesa e pagave ua vështirëson jetesën këtyre punëtorëve, të cilët kujdesen për mirëmbajtjen e shkollave.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *