Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, sipërmarrësit iraniano-amerikan Sam Nazarian.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Emina i ka dedikuar partnerit fjalë plot dashuri dhe mirënjohje, duke thënë, ‘Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime.
Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e tua me ty dhe mund të them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes’. Çifti është prej vitesh së bashku dhe kanë krijuar një familje të bukur me tre fëmijë.
Emina shpesh ndan momente nga jeta e saj familjare në rrjetet sociale, duke treguar se familja mbetet prioriteti i saj më i madh, krahas angazhimeve profesionale.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





