Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, ka komentuar situatën që është krijuar nga protesta që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë.
Ai theksoi se, nëse situata përkeqësohet, mund të aktivizohen mekanizmat e NATO-s.
Deliu shprehu se, në rast se situata në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet, mund të ngrihet çështja e nenit 4 të Traktatit të NATO-s, dhe kështu Aleanca mund të ndërhyjë duke pasur parasysh se Shqipëria është vend anëtar. “Këtu kërkohet edhe një lloj sensibilizimi; media, universitetet, auditoret duhet të ndërhyjnë se studentët kanë organizim dhe duhet ndarë pjesa e mirë nga pjesa e keqe.
Nga monitorimi i protestave në Francë kemi pasur disa manuale të përdorura, sepse vendet e NATO-s nuk mund të shkojnë në kriza, dhe ne jemi vend anëtar i NATO dhe nëse situata mund të precipitojë më keq, në nenin 4 të saj NATO ndërhyn me komitetin ushtarak dhe politik,” tha Deliu.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





