Protesta për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës

Organizatori i protestës në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për Qeverinë dhe për ministren Donika Gërvalla që të procedohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Duke folur para Ministrisë, Haziri theksoi se kjo është kërkesa e protestuesve në natën e 17-të të protestës. “Në kërkesën tonë prej qeverisë e sot edhe te dyert e kësaj ministrie, te ministrja Donika, i kërkojmë sot këtu ta procedojë ligjin të UÇK-së, ta procedojë sepse në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar.

E ne nuk do të ndalemi asnjë natë.


- Advertisement -

Prej sheshit ‘Skënderbeu’, në natën tonë të 17-të, kemi ardhë sot këtu para ministrisë për të na dëgjuar, për të na dëgjuar kërkesën tonë.

E kërkesa jonë është e thjeshtë: Kërkojmë që të procedohet ligji për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Haziri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *