Por, këtë herë, në klinikën e Onkologjisë po rikthehen për të treguar një tjetër histori.
Betejën me kancerin e gjirit e kanë kaluar me sukses.
Megjithatë, rrugëtimi me këtë sëmundje nuk ka qenë i lehtë për Lumnije Çitakun. “Me të vërtetë i vështirë.
Janë bërë gati tetë vite që marr terapi dhe tani marr terapi çdo tri javë, të cilat ndihmojnë shumë.
Pak para se të marr terapinë, veç më lëshon forca në një farë mënyre; si e marr terapinë, jam krejt ndryshe…
Frika është e tepërt.
Unë kisha thënë që të gjitha gratë janë shumë trimnesha, mirëpo nuk e dinë.
Duke u nisur nga vetja, nuk e kam menduar që jam kaq e fortë; të gjitha gratë janë shumë të forta”, tha Lumnije Çitaku.
Përkundër vështirësive, Çitaku thotë se sëmundjen e kaloi me motiv të lartë. “Jam në gjendje të mirë sepse gjithmonë bazohem në atë fjalën ‘Hyzmetin ja boj po veshin nuk ja vnoj’”, theksoi Çitaku.
Me kancerin e gjirit, për 15 vite është përballur edhe Xhevahire Krasniqi.
Madje, asaj sëmundja iu rikthye për të dytën herë. “Hera e parë ka qenë një lajm boll i vështirë, sepse atëherë i kisha fëmijët shumë të vegjël.
Mirëpo, rasti i dytë, pas shtatë viteve që e kam tejkaluar, më ra edhe një bombë mbi kokë… Një mesazh që ju kisha dhënë të gjitha grave është që është mirë të bëjnë kontrolla dhe mos të frikohen nga ajo që mund të kenë.
Mirëpo, çdo fillim i çdo sëmundjeje është edhe më lehtë me e tejkaluar, si për nga ana e shërimit, ashtu edhe për shëndetin e vet, në radhë të parë,” theksoi Krasniqi.
E Afërdita Kastrati, rrëfen se ia doli që sëmundjen ta mposhtë brenda një viti pas diagnostifikimit. “Ka qenë mjaft e vështirë, sepse më ka ra ashtu menjëherë, por jam munduar të bëhem e fortë për shkak të familjes, për shkak të timin, dhe për shkak të rrethit që i kam shqetësuar të gjithë, po besoj që gjithçka ka me shkuar mirë,” deklaroi Kastrati.
Tetori në mbarë botën njihet si “Tetori Rozë”, muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





