Dhjetëra mijëra qytetarë, po vazhdojnë protestën kundër investimeve të huaja në zonën e mbrojtur në Zvërnec të Vlorës.
E në këtë protestë, po vazhdon të shihet edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo ka shtyrë që të reagojë edhe Organizata e Veteranëve të Luftës në Prishtinë.
Kryetari i saj, Hysni Gucati, thotë se flamuri i UÇK-së, nuk duhet të përdoret për arsye politike. ‘Ky është flamur i UÇK-së e ka vendin nëpër arkiva, institucione, memorial, në organizata të veteranëve apo shoqata të dala nga lufta e jo në protesta.
Ky flamur mund të përdorët në protesta vetëm kur veteranët protestojnë për ligjin e vlerave të luftës dhe protestojnë për vete atëherë duhet me marshu ne me këtë flamur’, ka thënë Gucati.
Për këtë çështje, Gucati ka fajësuar edhe organizatorët e protestës, duke thënë: ‘Dritan Goxhaj duhet me na kërkuar falje ne, me thanë kam gabuar që kam fol në emër të luftëtarëve dhe nuk është anëtar i organizatës së veteranëve të luftës.
Nëse me gjenë ai mua një dokumente që ka qenë anëtar i organizatës së veteranë të luftës unë nuk jam më.
Dritan Goxhaj nuk është, mos të keqpërdorët flamuri i UÇK-së, nuk e kemi atë drejtë me përdorë flamurin e UÇK-së në këto protesta që nuk ia dimë as kryet, as kush është organizatori nuk e dimë as çka kërkojnë.
Vetëm dy fjalë i kemi dëgjuar aty ‘burg Rama’, ‘burg Berisha’.
E së fundmi, vet kryeministri shqiptar, publikoi një letër.
Në të thuhej se Goxhaj refuzoi t’i bashkohej UÇK-së.
Madje letra mban firmën e Xheladin Gashit, të njohur si Komandant Plaku. ‘Letra është e nënshkruar prej komandant Xheladin Gashi – Plaku në Shqipëri, në tokën shqiptare.
Ata njerëz të cilët kanë dyshime apo hamendje, mos të dyshojnë ajo letër që e ka qit Edi Rama, apo kush do që e ka qit dhe është bërë publike, është letër prej komandant Plaku.
Dritan Goxhaj, ka qenë diku dy muaj në vitin 1999, në prill dhe maj edhe atë ka qenë i paguar ka 800 marka i ka marrë në atë kohë prej shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’, shprehet kreu i OVL-UÇK-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





