Ambasadori i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku, ka mbajtur një takim me zëvendësministrin për Çështjet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Abdulrahman Al-Rassi.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe për koordinimin rreth çështjeve me interes të përbashkët për të dyja vendet.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





