Individë me kapuça të zinj dhe syze shkatërruan qetësinë e protestës qytetare në ditën e 15-të.
Tensionet filluan kur u përhapën zëra se qytetarëve po u kërkoheshin kartat e identitetit për firmosjen e një peticioni, por organizatorët thanë se kjo ishte provokim.
Protesta vijoi me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë Rama dhe formimin e një qeverie tranzitore.
Edhe në ditën e 15-të, qytetarët shprehen pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike të 35 viteve me pankarta ironike dhe humor, por nuk munguan as fjalimet në podiumin para Kryeministrisë.
Largimin e deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku, nga grupi parlamentar i socialistëve, protestuesit e cilësuan si fitore të tyre.
Tubit iu bashkuan edhe banorë të Durrësit që kundërshtojnë projektin TID.
Pas fjalimeve, qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit dhe më pas u futën në Unazën Lindore.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






