Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon: Kërkesa për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta “Jo në emrin tim” ka hyrë në natën e tetë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku protestuesit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe mbështetje institucionale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, theksoi se qytetarët janë mbledhur për tetë ditë radhazi në shesh në mbështetje të UÇK-së, duke kërkuar veprime nga institucionet për kërkesat e tyre. “Vëllezër dhe motra!

Sonte u bënë 8 ditë që qëndrojmë së bashku në këtë shesh! Çdo ditë u bëmë bashkë për UÇK-në.


- Advertisement -

Populli erdhi në shesh, sepse UÇK-ja është e popullit dhe populli është i UÇK-së.

Dua t’ju falënderoj për qëndresën, për besimin dhe për ngritjen e zërit kundër padrejtësisë.

Populli i Kosovës nuk e duron padrejtësinë.

E padrejtësia e Millosheviqit e lindi UÇK-në, dhe padrejtësia e Gjykatës Speciale e zgjoi popullin prapë,” tha ai.

Haziri gjithashtu theksoi se protesta dëshmon mbështetje të vazhdueshme për UÇK-në dhe se e vërteta është shfaqur në shesh. “Sot ne jemi këtu për atë histori.

Sot ne jemi këtu për UÇK-në.

Sot ne jemi këtu për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin,” shprehu ai.

Ai foli edhe për familjet e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se ata vazhdojnë të jenë larg familjeve të tyre. “Pas pak, kjo protestë do të përfundojë.

Ne do të kthehemi në shtëpitë tona, por Hashimi, Kadriu, Rexha dhe Jakupi sonte nuk kthehen në shtëpi.

Edhe një natë tjetër, ata do të jenë larg familjeve të tyre,” theksoi Haziri.

Sipas tij, qytetarët që marrin pjesë në protestë kanë përgjegjësi për të mos heshtur dhe për të vazhduar mbështetje. “E ne do të ecim të lirë nëpër Prishtinë.

Sepse liria është edhe përgjegjësi.

Përgjegjësi për të mos harruar!

Përgjegjësi për të mos heshtur!” u shpreh ai.

Haziri u bëri thirrje institucioneve që të veprojnë sa më shpejt. “Mos e ngatërroni qetësinë tonë me dobësi!

Kërkesat tona janë të qarta.

Koha po ecën, dhe bashkë me të po ecën edhe durimi ynë,” tha ai.

Ai theksoi se protesta do të vazhdojë në mbështetje të familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe se qytetarët e ndryshëm janë bashkuar në këtë kauzë. “Jemi bashkë me mjekët, profesorët, fermerët, nxënësit, studentët, sportistët dhe artistët.

UÇK-ja na bashkon!” përfundoi ai.

Në fund, Haziri përsëriti sloganin e protestës: “Jo në emrin tim!

Populli i Kosovës nuk harron!

Jemi bashkë për UÇK-në!” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *