Protesta e Partisë Demokratike në Tiranë: Tensione dhe konfrontime me policinë

PD organizoi këtë të premte protestën e katërt kombëtare në Tiranë, ku disa protestues hodhën molotov drejt policisë te Kryeministria dhe Parlamenti.

Forcat e rendit u përgjigjën me gaz lotsjellës, ujë dhe bomba zhurmuese.

Deputetët e PD-së kanë mbërritur te Komisariati i Policisë Nr. 1, ku shoqëruan disa protestues.


- Advertisement -

Një prej tyre pretendohet se është dhunuar nga policia.

Kryetari Bardhi deklaroi se ambulanca mori protestuesin për ta dërguar në spital.

Në total, janë shoqëruar rreth 41 protestues.

- Advertisement -