Pas eliminimit të fundit nga Big Brother VIP Kosova, familja e Benita Zena ngriti dyshime dhe akuza ndaj produksionit, duke e shprehur pakënaqësinë e tyre për rezultatin.
Ata argumentuan se votat ishin manipuluar dhe mbështetja e publikut ishte në anën e Benitës.
Reagimi u ashpërsua pasi Hygerta Sako u shpall fituese, duke sjellë akuzën për manipulim rezultatesh.
Familja e Benitës theksoi se votat dhe faktet i kishin në favor të tyre, duke shprehur keqardhje për mungesën e drejtësisë në proces.





