Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale ‘Dhënie e ryshfetit’ dhe ‘Ushtrim i ndikimit’.
Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.
Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës.
Institucionet mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, tha PSRK-ja.





