Debatet dhe diskutimet në Big Brother VIP Albania 5 po bëhen edhe më të forta në afro dy muaj nga ky format.
Në Top Albania Radio, Mateo Borri ka folur hapur për raportin me Brikena Selmanin dhe pozicionin e tij brenda formatit.
Mateo theksoi se nuk i përzien ndjenjat me strategjinë dhe se për të loja është shfaqja e karakterit të tij 100%.
Ai gjithashtu theksoi se nuk ndjek strategji si shumica e banorëve, por e bën në mënyrën e tij, me karakterin e tij autentik.
Brikena vlerësoi qëndrimin e tij në situata të ndryshme brenda shtëpisë.





