Në datat 18–20 shtator, shëtitorja e Sarandës do të transformohet në një kinema të hapur, duke sjellë për publikun tri prodhime përfaqësuese të kinematografisë shqiptare të realizuara përtej kufijve të Shqipërisë.
Programi synon të promovojë krijimtarinë filmike në gjuhën shqipe, pavarësisht hapësirës gjeografike ku ajo realizohet.
Filma nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe bashkëprodhime do të shfaqen gjatë tre mbrëmjeve radhazi, duke sjellë një përvojë të pasur artistike dhe lidhje ndërmjet kineastëve, aktorëve dhe strukturave prodhuese shqiptare në rajon.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





