Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026.
Shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar për të votuar me postë apo në përfaqësi diplomatike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se votuesit mund të zgjedhin mënyrën e votimit gjatë një periudhe 12-ditore.
Votuesit që regjistrohen për të votuar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor, ndërsa ata që dërgojnë fletëvotimin përmes postës mund të votojnë nga 25 maji deri më 6 qershor.
KQZ ka rregulluar kriteret për organizimin e votimit jashtë Kosovë.
