Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është deklaruar lidhur me mungesën e një anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Duke mos dhënë detaje rreth të drejtës së përfaqësimit të partive në KQZ, ajo para mediave ka deklaruar se është e rëndësishme që të respektohet fuqia e subjekteve politike që ia kanë dhënë qytetarët e Kosovës.
Megjithatë, ajo nuk e sheh si nguti zgjedhjen e këtij anëtari, pasi sipas saj, nuk rrezikohet bllokimi i KQZ-së si pasojë e kësaj.
Haxhiu ka thënë se për anëtarin e fundit në KQZ, ajo i ka pranuar dy kërkesa. ‘I kam dy kërkesa njëra nga VV-ja e tjetra nga PDK-ja, por ju e dini që mendimi im për këtë është tash e sa kohë jo prej momentit kur unë e kam marrë detyrën.
E rëndësishme për mua është që të respektohet fuqia e subjekteve politike që ia kanë dhënë qytetarët e Kosovës.’
