OVL e UÇK-së ka raportuar se gjatë ditës së hënë ka pranuar rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit për lirimin e çlirimtarëve nga bashkëkombës së Maqedonisë së Veriut.
Organizata shpreh falënderimin për mbështetjen dhe kontributin, ndërsa në një postim në Facebook theksohet: ‘Sot pranuam rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit.
Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe bashkëkombasve nga Maqedonia e Veriut për mbështetjen dhe kontributin e tyre’.





