Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit një muaji për të pandehurin O.
B., i dyshuar për tentim vrasje më 2 maj të këtij viti.
Sipas Prokurorisë Themelore, incidenti ndodhi në lokal në Gjakovë, ku pas një mosmarrëveshjeje, të pandehuri sulmoi dhe tentoi të plagoste një person duke përdorur armë.
Gjyqtari Driton Sadiku ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për paraburgimin.
I pandehuri do të qëndrojë në paraburgim për një muaj, me mundësi ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.





