Skandal me rrugën Prishtinë–Ferizaj: Dyshime se Ministria e Infrastrukturës e vodhi projektin? (VIDEO)

Pak ditë pas raportimit në emisionin Kiks Kosova, të hënën është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me dyshimet mbi projektin e rrugës magjistrale Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht segmenti rrugor N2.

Kjo pasi që dyshohet se projekti i kësaj rruge është falsifikuar dhe manipuluar, për çka kishte nxitur reagime të shumta.

Këtë kallëzim penal e ka dorëzuar Muhamet Mehmeti, si palë e dëmtuar me rastin e shpronësimit të pronës.


- Advertisement -

Ai ka njoftuar se gjithashtu janë dorëzuar edhe dëshmitë që argumentojnë se ky projekt është jolegjitim. ‘Me besim të palëkundur në institucionet e drejtësisë, shpresojmë që Prokuroria do të ushtrojë autoritetin e saj të plotë për të kërkuar llogaridhënie mbi ligjshmërinë e këtij procesi, dhe zhvilloj hetim gjithëpërfshirës.

Drejtësia duhet të triumfojë dhe e vërteta duhet të dalë në shesh!’, ka thënë Mehmeti, me rastin e dorëzimit të kallëzimit penal, i cili ka qenë I shoqëruar edhe me përfaqësuesin e tij ligjor, Qëndrim Arifi.

Ndryshe, më 16 prill të këtij viti, emisioni Kiks Kosova kishte raportuar për dyshimet që ishin ngritur lidhur me projektin mbi të cilin po zhvillohen punimet për zgjerimin e rrugës ‘N2’ në hyrje të Ferizajt, pjesë e magjistrales për në Prishtinë.

Skandali ka të bëjë me dyshimet se Ministria e Infrastrukturës e kishte vjedhur projektin dhe dokumentacionin teknik mbi të cilin po kryhen punimet në terren.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *