Proces gjyqësor për Rebel Wilson: Akuza dhe kundërakuza në Gjykatën e Sidneit

Në Gjykatën e Sidneit ka nisur procesi gjyqësor për padinë e ngritur ndaj aktores së njohur Rebel Wilson, ku në seancën e parë janë dëgjuar akuza dhe kundërakuza mes palëve lidhur me pretendime për ngacmim dhe deklarata publike.

Sipas palës paditëse, pretendimet e Wilson se aktorja e re australiane Charlotte MacInnes ishte ndjerë ‘e pakëndshme’ pas një incidenti me një producent dhe më pas kishte tërhequr një ankesë për përfitime karriere, janë cilësuar si ‘shpikje dashakeqe’.

Wilson kishte shkruar në Instagram se MacInnes ishte ndjerë ‘e pakëndshme’ pasi kishte ndarë një banjë me një nga producentët e filmit ‘The Deb’, ku ajo luan.


- Advertisement -

MacInnes nga ana e saj thotë se deklaratat e Wilson i kanë dëmtuar reputacionin dhe ka kërkuar dëmshpërblim.

Në gjykatë u prezantuan mesazhe dhe email-e mes palëve që lidhen me incidentin e vitit 2023 në Bondi Beach, ku përfshihen MacInnes dhe producentja Amanda Ghost.

Pala e Wilson këmbëngul se pretendimet për ngacmim janë të pavërteta dhe të fabrikuara, ndërsa mbrojtja e saj thotë se MacInnes nuk ka pësuar dëmtim në karrierë dhe vazhdon aktivitetin artistik.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *