Prishtina dhe Tirana, Nisma për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Përbashkët

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim kryetarin e Prefekturës së Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

Në një postim në Facebook, Rama tha se Prishtina dhe Tirana kanë potencial të jashtëzakonshëm kur ecin bashkë, me vizion, koordinim dhe partneritet që i shërben zhvillimit të përbashkët.

Diskutuam për mënyrat se si Prishtina dhe Tirana mund të afrohen edhe më shumë përmes zhvillimit ekonomik, turizmit dhe bashkëpunimeve konkrete që krijojnë më shumë mundësi për qytetarët tanë.


- Advertisement -

Vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi që e forcojnë hapësirën tonë shqiptare në ekonomi, kulturë dhe zhvillim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *