Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku këtë mëngjes qëndroi në Pejë së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e quajti këtë vizitë te kryetari Gazmend Muahxheri, takim mobilizues me struktura e veprimtarë, me mbështetës të rrugëtimit të madh, transmeton Klankosova.tv. “Çfarë entuziazmi e përkushtimi, çfarë ndjenje besimi e përgjegjësie në këtë qytet të Dukagjinit.
Në secilin takim me njerëzit tanë, e ndien se fryma e ndryshimit nuk është më vetëm pritje; është shndërruar në bindje të madhe qytetare”. “Peja gjithmonë ka ditur t’i prijë Lidhjes në momentet më të rëndësishme.
Edhe sot, me këtë energji, me këtë mobilizim e me këtë dashuri për Republikën, po dëshmon se është gati për rrugëtimin që kemi përpara”, ka shkruar Abdixhiku.
Nga i njëjti takim, ka ndarë pamje edhe vetë Vjosa Osmani.
