Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka theksuar se miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë është një prioritet i rëndësishëm për partinë e tij.
Ai e theksoi se pas miratimit të këtij ligji, do të jenë të hapur për të diskutuar edhe për çështje të tjera politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit.
Hamza shpjegoi se kjo situatë nuk është një kushtëzim, por një nevojë që del nga konteksti aktual. “Prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara… Nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po e them si nevojë, nëse kalohet, jemi të hapur me diskutu temat e tjera.
Nëse nuk kalohet, nuk kemi temë më të rëndësishme se kjo”, u shpreh Hamza.
Ai gjithashtu njoftoi se gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin Albin Kurti, kanë diskutuar për çështje të rëndësishme politike, përfshirë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e presidentit.
Megjithatë, Hamza theksoi se në takimin me Kurtin nuk është bërë fjalë për emra konkretë lidhur me presidentin.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





