Princi Harry dhe Meghan Markle planifikojnë rikthimin në Mbretërinë e Bashkuar

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji, ku raportohet se do të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë.

Sipas burimeve, edhe fëmijët e tyre, princi Archie dhe princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Britani.

Pallati Mbretëror është në dijeni të planeve të çiftit dhe mbreti Charles III është informuar për rikthimin e dukës dhe dukeshës së Sussex-it.


- Advertisement -

Charles është një nga arsyet kryesore pas këtij rikthimi, duke dëshiruar të kalojë më shumë kohë me Harryn dhe Meghanin në aspektin privat.

Megjithatë, ata do të vazhdojnë të jenë persona privatë dhe pjesëtarë të familjes mbretërore pa detyra zyrtare.

Harry dhe Meghan do të jetojnë në një rezidencë që nuk është në pronësi të familjes mbretërore. Çifti pritet të vazhdojë të punojë në projektet e tyre të biznesit dhe aktivitetet personale.

Ndërkohë, tensionet me pjesën tjetër të familjes mbretërore vazhdojnë, veçanërisht me Williamin dhe Kate Middleton.

Megjithatë, ata kanë planifikuar të pajtohen me familjarët e tyre në Britani.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -