Në 24 orët e fundit, janë raportuar 35 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat pesë vijojnë aktive dhe tri mbahen nën kontroll.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se përballimi i situatës ka angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse.
Në Dajt, Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit, ndërsa në Lufaj, Mirditë, vatra mbetet aktive me intensitet të ulët.
Në Tërbun–Gjegjan–Gojan, Pukë, situata në sipërfaqet pyjore të Tërbunit është përmirësuar, ndërsa në Gjorm të Sipërm, Malësi e Madhe, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vazhdon monitorimin e situatës në koordinim me autoritetet lokale.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





