Presidentja Vjosa Osmani në vizitë në Gjakovë për të inspektuar dëmet nga vërshimet – Detajet e vizitës

Presidentja Vjosa Osmani është në vizitë në Gjakovë pas vërshimeve të shumta të shiut.

Ajo do të takohet me kryetarin e komunës, Ardian Gjini, për të monitoruar situatën.

Osmani gjithashtu do të vizitojë familjet e prekura nga përmbytjet dhe lokacionet në situatë të rënduar.


- Advertisement -

Pas Gjakovës, ajo do të takohet edhe me kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati, për të vizituar zonat më të prekura nga vërshimet.

Presidentja gjithashtu do të ndihmojë disa familje me ndihma.

- Advertisement -