Presidentja Vjosa Osmani do të dekorojë Kombëtaren e Kosovës me medalje presidenciale për historinë e shkruar në futboll

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se do të dekorojë kombëtaren e Kosovës me medalje presidenciale për kontributin e tyre në historinë e futbollit, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së nesërme kundër Turqisë.

Osmani theksoi se ‘Dardanët’ tashmë kanë hyrë në histori për paraqitjet e tyre.

Ndeshja dramatike e Kosovës kundër Sllovakisë me rezultat 3:4 i dha një fitore emocionuese kombëtares së Kosovës.


- Advertisement -

Nesër, Kosova do të sfidojë Turqinë në finalen e play-off-it për Kampionatin Botëror.

Medalja presidenciale e meritave do të ndahet ekipit të Kombëtares së Kosovës për krenarinë dhe shpresën që i japin popullit në hapat përpara.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *