Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se do të dekorojë kombëtaren e Kosovës me medalje presidenciale për kontributin e tyre në historinë e futbollit, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së nesërme kundër Turqisë.
Osmani theksoi se ‘Dardanët’ tashmë kanë hyrë në histori për paraqitjet e tyre.
Ndeshja dramatike e Kosovës kundër Sllovakisë me rezultat 3:4 i dha një fitore emocionuese kombëtares së Kosovës.
Nesër, Kosova do të sfidojë Turqinë në finalen e play-off-it për Kampionatin Botëror.
Medalja presidenciale e meritave do të ndahet ekipit të Kombëtares së Kosovës për krenarinë dhe shpresën që i japin popullit në hapat përpara.





