Presidentja Osmani vazhdon fushatën zgjedhore në Kosovë: Klinë, Deçan, Junik dhe Pejë

Rrugëtimi i fushatës, sot, vazhdoi drejt Klinës, ku Presidentja Osmani u prit mes një atmosfere të ngrohtë dhe plot entuziazëm nga qytetarët e shumtë.

Më pas, fushata u zhvendos në Deçan, ku u ritheksua rëndësia e ruajtjes së historisë, traditës dhe mikpritjes së jashtëzakonshme të kësaj treve.

E poashtu në Junik, fushata mblodhi qindra përkrahës në një atmosferë jashtëzakonisht entuziaste, ndërsa përmbyllja e ditës u bë në Pejë.


- Advertisement -

Sheshi i qytetit në Pejë u vërshua nga një numër rekord qytetarësh, të cilët me një energji të shumë të madhe e pozitive konfirmuan vullnetin e tyre dhe i dhanë vulën e mbështetjes këtij vizioni të përbashkët.

Fushata e Presidentes Osmani do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në qytete të tjera të Kosovës, me ftesën e hapur për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij rrugëtimi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *