Presidenti ukrainas, Volodymyr Zenelnsky, gjatë qëndrimit të tij në Serbi, tha se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mos-njohjen e Kosovës.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar këtë deklarim, duke theksuar se Zelensky mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e shtetit në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe Kosovën. “Vizita e Zelenskyt në Serbi duhet të kuptohet në kontekstin e luftës ekzistenciale me të cilën po përballet Ukraina.
Askush nuk priste ndonjë përparim të madh.
Megjithatë, ai mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e Ukrainës në Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën, e cila ka qëndruar fuqishëm në krah të Ukrainës”, ka shkruar Bushati.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





