Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani është në një ‘gjendje kolapsi’.
Presidenti tha se regjimi dëshiron që ShBA-të të hapin Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur, ‘ndërsa përpiqen të kuptojnë situatën e tyre si liderë’. ‘Irani sapo na ka informuar se janë në gjendje ‘kolapsi’, shkroi Trump.
Mbetet e paqartë se si Irani e komunikoi atë mesazh dhe kush ishte përgjegjës.
Trump ka pohuar vazhdimisht se regjimi i Iranit është i përçarë dhe i ndarë nga brenda midis fanatikëve dhe të moderuarve – gjë që figurat iraniane e kanë mohuar vazhdimisht.





