Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur shqetësimin e saj ndaj mungesës së bashkëpunimit dhe kompromisit nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
Ajo i kujtoi Kurtit se 51% e votave nuk janë 100%, duke theksuar se PDK-ja nuk do të nënshtrohet. Çitaku e quajti Kurtin shkelës serik të Kushtetutës dhe u shpreh se nuk do të lejojnë që rendi Kushtetues të përmbysët.
Opozita ka votuar për zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, por Kurti kërkon nënshtrim dhe nuk njeh bashkëpunimin.
PDK-ja nuk pranon të nënshtrohet.





