Presidenti Trump: Armëpushimi me Iranin vazhdon, tensionet rriten në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump, thotë se një armëpushim është ende në fuqi me Iranin, pavarësisht një përplasjeje midis Iranit dhe shkatërruesve detarë amerikanë në Ngushticën e Hormuzit, për të cilën të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën.

SHBA-ja tha se Irani lëshoi ​​raketa, dronë dhe anije të vogla kundër tre prej anijeve të saj luftarake, në atë që e quajti një “sulm të paprovokuar”.

Trump tha se Irani “nuk luajti shumë me ne sot”.


- Advertisement -

Ndërkohë, komanda më e lartë ushtarake e Iranit pretendoi se SHBA-të kishin synuar një tanker nafte iranian dhe një anije tjetër që po i afrohej Ngushticës së Hormuzit dhe kryen “sulme ajrore” në disa zona bregdetare, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shpërthimi i tensioneve vjen një ditë pasi ministria e jashtme e Iranit tha se po shqyrtonte një propozim të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *