Fillon rigjykimi i Çedomir Aksiçit për krime lufte në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Rigjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq, ka nisur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi Apeli e ktheu lëndën duke kërkuar plotësimin e kushteve për gjykim në mungesë.

Prokurorja Habibe Salihu deklaroi se fillimisht është vërtetuar adresa e të akuzuarit përmes dëshmitarëve që kanë pasur qasje në pronën e tij dhe më pas Policia e Kosovës ka konfirmuar se ai nuk jeton në Republikën e Kosovës.

Tutje ajo tha se është shfrytëzuar bashkëpunimi juridik ndërkombëtar përmes Ministrisë së Drejtësisë, ku është dërguar ftesë drejt autoriteteve të Serbisë dhe është pranuar një përgjigje prej tyre.


- Advertisement -

Prokurorja Salihu gjithashtu njoftoi se ftesa është publikuar në Gazetën Zyrtare për një periudhë gjashtëmujore, duke u bërë thirrje të akuzuarit të dorëzohet.

Me kërkesën e mbajtësit të të akuzuarit Cedomir Aksiq sipas detyrës zyrtare, avokatit Ymer Berisha seanca e sotme u ndërpre për një ditë tjetër.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *