Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij ka marrë një telefonatë ‘nga pala tjetër’ këtë mëngjes, duke iu referuar Iranit.
Ai ka shtuar se ‘ata do të donin shumë të bënin një marrëveshje’.
Komentet e tij për gazetarët vijnë më pak se tre orë pasi SHBA-ja vendosi një bllokadë detare në portet iraniane.
Trump pohoi se pika kryesore e ngërçit në bisedimet me Teheranin ishte çështja bërthamore dhe shtoi se ‘Irani nuk do të ketë një armë bërthamore’.
Irani paralajmëron se anijet e Marinës Amerikane që përpiqen të bllokojnë portet e saj do të dërgohen në fund të detit. ‘Irani po shantazhon vërtetë botën dhe s’do të lejojë kjo të ndodhë’, ka thënë Trump në konferencë për media.
