Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i pakënaqur me dështimin e aleatëve të NATO-s për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit dhe i zemëruar që planet e tij për të marrë Grenlandën nuk kanë avancuar, ka diskutuar me këshilltarët mundësinë e tërheqjes së disa trupave amerikane nga Evropa, i tha Reuters-it të enjten një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Asnjë vendim nuk është marrë dhe Shtëpia e Bardhë nuk i ka dhënë Pentagonit udhëzime për të hartuar plane konkrete për një reduktim të trupave në kontinent.
Diskutimet theksojnë përkeqësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë në NATO.
ShBA-ja aktualisht ka më shumë se 80,000 trupa në Evropë.
Trump ka pasur marrëdhënie të trazuara me NATO-n, veçanërisht pas kritikave për mungesën e shpenzimeve në mbrojtje.
Diplomatët e NATO-s kanë thënë se ShBA nuk ka qartësuar pritjet e tyre për misionin në Ngushticën e Hormuzit.
Zyrtarë të lartë po diskutojnë zhvendosjen e trupave nga vendet kritikë ndaj luftës ShBA-Izrael në Iran drejt vendeve evropiane.
Trump po diskuton kthimin e trupave në ShBA, dhe jo zhvendosjen e tyre në vende të tjera të huaja.
