Pamjet e tronditshme: 4-vjeçarja e kafshuar nga pitbulli në Vlorë, shpëtohet nga të pranishmit

Pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi dy ditë më parë qytetin e Vlorës, ku një 4-vjeçare u kafshua nga pitbulli, janë publikuar.

Në pamjet e siguruara, shihet se si pitbulli ka kafshuar në kokë vogëlushen e më pas e tërheq zvarrë.

Sapo qeni kafshon 4-vjeçaren, të pranishmit vrapojnë ta shpëtojnë, duke tërhequr me forcë pitbullin.


- Advertisement -

Më pas ata kanë arritur të largojnë qenin nga vogëlushja, duke i shpëtuar jetën.

Pitbulli e ka kafshuar atë në kokë, por shëndeti i vajzës fatmirësisht është i stabilizuar dhe tashmë ka dalë nga spitali, mirëpo nuk dihet fati i kafshës.

Dyshohet se qeni është vrarë përmes eutanazisë, gjë që ka sjellë reagimin e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.


- Advertisement -