Presidenti i Këshillit Evropian fillon turin diplomatik në Ballkanin Perëndimor

Nga sot, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të nisë një tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në ditën e parë të vizitës së tij, ai do të ndalet në Sarajevë, ku do të takohet me liderë institucionalë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Kurse, më 2 qershor, ai do të jetë në Tiranë për takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar dhe me studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës.


- Advertisement -

Po atë ditë, Costa do të udhëtojë drejt Shkupit.

Ndërsa, më 3 qershor, presidenti i Këshillit Evropian do të vizitojë Prishtinën, ku do të zhvillojë takime me liderë institucionalë dhe me drejtues të partive politike.

Më pas, ai do të vizitojë Serbinë dhe Malin e Zi, me ç’rast më 5 qershor, Costa do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tivat.

Tema qendrore e këtij samite do të jetë “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”.

Ky samit herën e fundit është mbajtur në Tiranë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *